SKU: N/A Kategori:

Ljubljanë, Zagreb & Sarajevë

DestinacioniSlloveni
Dite
Kohëzgjatja5 Ditë
Avion
TransportiAutobus
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

KUJDES:
Çmimi mund të ndryshojë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

Itinerari

Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Gjatë rrugës bëhet një ndalesë e shkurtër në afërsi të ishullit Shën Stefan. Në Budva pushim të shkurtër për kafe. Vazhdon udhëtimi për në Kroaci. Mbrritja në Dubrovnik, ku vizitohet: Hyrja lindore Ploce, Porti i vjeter, Katedradja e Shën Marias, dhe kisha Jezuite e Shen Igratius. Vazhdon shëtitja në rrugicat e ngushta dhe vizitohet: Burimi Onufrian, Rruga Tregtare “Stradun”, Kisha e Shën e Premtes, e Shën Vlasit, Pallati Sponza dhe Pallati i Rektorit. Vazhdimi udhëtimit për në Split. Mbrritja në Split. Sistemimi në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Vizitohen: Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva. Nisja për Zadar. Vizitë e qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë, ku vizitohen: Lagja e vjetër, Katedralja e Shën Anastasisë, Kisha e Shën Donatus, Forumi Romak etj. Nisja për në Ljubljanë. Mbrritja në Ljubljanë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij: Sheshi Presheren, kisha katolike e Anunciatës, Teatri i Operas, Parlamenti Slloven dhe Sheshi i Republikes, Katedralja e Shen Nikolles. Pasdite nisja për në Zagreb. Vizitë e Monumenteve kryesore të Zagrebit: Porta e Qytetit të vjetër, Katedralja, Shëtitorja Strossmayer, Kisha Shën Markut, etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Sarajevë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Sarajevë. Vizitë panoramike e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Nisja për në Mostar. ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Medjugorje, Katedrales së Zonjës së Paqes. Bazhdon Udhëtimi për në Tiranë. Mbrritja në Tiranë.

 

Në pagesë përfshihen

  • Udhëtimi vajtje – ardhje dhe shëtitjet me autobus.
  •  Akomodim në hotel per 4 net qëndrimi.
  •  Mëngjese në Hotel.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

269 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme

Ljubljanë, Zagreb & Sarajevë

269 

In stock