Bologna, Parma & Rimini
Kujdes: Çmimet janë dinamike dhe mund të ndryshojnë. Për shkak se ato nuk përditësohen automatikisht, ju lutemi na kontaktoni paraprakisht për të konfirmuar çmimin aktual dhe disponueshmërinë.
Shënim: Çmimi për dhomën single është i ndryshëm nga ai për dhomat dyshe apo të tjera.
Itinerari
Nisja nga Tirana me avion për në Bolonja. Nisja më 06:15. Mbrritja në Bolonja më 08:00. Nisja për në Parma. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Parmës: Katedralja Duomo, Piazza Garibaldi, Sheshi Republikës, Teatri Farnese, Teatri Regio, Bazilikata Santa Maria. Kthimi për në Bologna, Vizitë e Monumenteve Kryesore të Bolonjës: Shatërvani Neptune, Piazza Maggiore, Palazzo d’Acursio, Bazilika San Petronio, Piazza Santo Stefoanno, Dy Kullat: Asinelli dhe Garisanda. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në San Marino. Vizitë në San Marino: Kështjella dhe rrugicat karakteristike në San Marino. Kthimi për në Rimini. Vizitë e Monumenteve kryesore në Rimini: Ura Tiberius, Arch Augustus, Sheshi Tre Martiri, Piazza Cavour, Tregu vjetër i peshkut, Transfertë për në Aeroportin e Bolonjës. Fluturimi për në Tirane. Nisja në orën 22:55. Mberritja në Tiranë në 00:30.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
Price range: 164 € through 189 €
















