Strasburg – Shtutgart
Strasburg – Shtutgart: Udhëtim mes kulturës franceze dhe precizionit gjerman
Një kombinim i rrallë që bashkon sharmin e qyteteve historike të Evropës Qendrore me përvojat moderne kulturore dhe urbane. Ky itinerar ofron një udhëtim përmes dy qyteteve që, megjithëse ndahen nga një kufi, bashkohen përmes historisë, arkitekturës dhe jetës së gjallë kulturore.
Strasburg – Eleganca franceze me zemër evropiane
Strasburgu, kryeqendra e rajonit Alsace, është një qytet i pasur me trashëgimi kulturore. I njohur për Katedralen madhështore gotike, rrugicat me kalldrëm, shtëpitë karakteristike me dru dhe zonën piktoreske “La Petite France”, Strasburgu të fton të zbulosh një përzierje të veçantë të ndikimeve franceze dhe gjermane. Si seli e Parlamentit Evropian, qyteti frymon edhe me rëndësi politike dhe historike.
Shtutgart – Zëri i teknologjisë dhe elegancës gjermane
Shtutgarti është zemra e industrisë automobilistike gjermane dhe shtëpia e markave të famshme si Mercedes-Benz dhe Porsche. Por ky qytet ofron shumë më tepër: kopshte të bukura, galeri arti, muze moderne dhe një skenë kulturore gjithnjë në zhvillim. Një qytet i pastër, i organizuar dhe me ritëm të qëndrueshëm, i përsosur për të gjithë ata që kërkojnë një përvojë autentike gjermane.
Itinerari
Fluturimi me avion për në Bazel. Nisja nga Tirana në orën 14.10. Mbrritja në Bazel në orën 16.30. Nisja për në Baden Baden. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë në Baden – Baden, i ndodhur në brigjet e lumit Oos,i njohur për banjot e tij termale romake. Vizitohen: Bashkia e Qytetit, Monumenti i Otto Von Bismarck, Opera më e madhe në Gjermani Festspielhaus, Kisha Stiftskirche dhe Muzeu Faberge, ku jane koleksionuar rreth 700 vepra arti. Transferimi për në Shtutgart. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Mëngjesi në hotel. Paradite, Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes – Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Pasdite, Nisja për në Karlsruhe. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 20 minuta. Vizitohen: Karlsruhe Palace, ish rezidencë e Dukëve të Baden, Marktplatz, sheshi me Piramidën e vjetër, Bashkia e qytetit, me shatervanin dhe statujen e Dukë Ludwig, Kisha Katolike Shën Stefan dhe Sheshi i Të Drejtave Themelore. Në Mbrëmje nisja për në Strasburg. Udhëtimi zgjat 2 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Strasburg, qyteti i UNESCO-s, buzë lumit Rin. Vizitohen: Ura e mbuluar Points Couverts, Katedralja Notre Dame, imitim i Katedrales Notre Dame de Paris, Shtëpia tregtare e shekullit 15-të, Maison Kammerzell, Sheshi Guttemberg, Qendra Artizanale e Lagjes Petite France,Xhamia më e madhe në Francë, përuruar më 2012, dhe Gjykata dhe Parlameni Europian. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel.Nisja për në Colmar. Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitohen: Lagja Krutenau e njohur si Venecia e Vogël, përgjatë kanalit Lauch, Qendra e Qytetit, Bashkia, Kisha Shën Martin, Shtëpa e Gardës së vjetër ushtarake, Shtëpia Adolph e vitit 1350. dhe Maison des Tetes. Vazhdon udhëtimi për nëpër në Mulhouse. Udhëtimi zgjat 30 minuta. Vizitohen: Bashkia, Place de la Bourse dhe Muzeu i Trenave. Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel – Tiranë. Nisja në orën 17.05. Mbrritja në 19.10.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bazel.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus në Francë dhe Gjermani.
- Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
359 € – 437 €