Valencia,Madrid, & Toledo
Valencia
Valencia është një qytet bregdetar modern dhe historik në lindje të Spanjës, i njohur për Ciudad de las Artes y las Ciencias, plazhet e bukura, dhe paella-n tradicionale. Kombinon bukurinë mesjetare me arkitekturë futuriste.
Madrid
Kryeqyteti i Spanjës, Madrid është zemra kulturore dhe politike e vendit, i pasur me muze si Prado dhe Reina Sofía, parqe të mëdha si El Retiro, dhe jetë nate të gjallë. Një qytet energjik që kurrë nuk fle.
Toledo
Qyteti mesjetar i Toledo-s ofron një udhëtim në kohë me rrugicat e ngushta, arkitekturën e periudhës së artë spanjolle, dhe bashkëjetesën historike të tre kulturave: krishterë, hebraike dhe myslimane. I shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO.
Vizitohet: Valencia, Toledo, Madrid
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 17:20 – 20:15 Valencia
Kthimi: Madrid 22:00 – 01:10 Tirane
Itinerari
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë e 30 minuta perpara përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Valencia.
Mbërritja në aeroportin e Valencias në orën 20:15. Pas procedurave aeroportuale, bëhet transfera për në hotel.
Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë
Mëngjesi në Hotel.
Nisja herët për të vizituar monumentet kryesore si:
– Qyteti i Arteve dhe Shkencabe (pjesa e jashtme)
– La Lonja de Seda (UNESCO)
– Katedralja e Valencias dhe Kulla El Micalet (pjesa e jashtme)
– Sheshi i Mbretereshës si dhe Sheshi i Bashkisë.
Pasdite, nisemi drejt Madridit, udhëtimi zgjat rreth 3 orë e 30 minuta. Mbërritje në hotel në Madrid.
Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmja e lirë.
Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesi nisemi nga Madrid me autobus për të vizituar Toledon, një nga qytetet më karakteristike të Spanjës i njohur për ndërthurjen e traditave kristiane, myslimane dhe hebraike.
Vizitë në monumentet kryesore si: Katedralja e Toledos, Fortesa Alcazar, Puerta Bisagra, Puente de San Martin, Mirador de Valle, Sinagoga Juderia, Muzeu El Greco. Pas vizitave në Toledo, kthimi në hotel në Madrid.
Në mbrëmje, ofrohet si opsion një dalje në një lokal tradicional spanjoll për të ndjekur një spektakël autentik Flamenco Show. Një përvoje kulturore unike që përcjell ritmin e vërtet të Spanjës
(Opsionale me pagesë extra 40 euro/person, përfshihet një pije gjatë mbrëmjes)
Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit, do të vizitojmë monumentet dhe atraksionet kryesore të Madridit
Vizitë Panoramike e Monumenteve kryesore të qytetit: Parku Buen Retiro, Prado Museum, Plaza Mayor, Mercado San Miguel, Royal Palace, Puerta del Sol, Gran Via.
Transferta në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid – Tiranë. Nisja nga Madridi në orën 22.00. Mbrritja në Tiranë në orën 01:15.
Në pagesë përfshihen
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
- Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
- Fluturimi Tiranë-Valencia, Madrid-Tiranë
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Hyrja në monumente dhe muzeume.
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
- Flamenco Show €40/person
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
499 €