Valencia,Madrid, & Toledo
►16-19 Tetor €439
(4 VENDE TE FUNDIT)
Vizitohet: Valencia, Toledo, Madrid
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 17:20 – 20:15 Valencia
Kthimi: Madrid 22:00 – 01:10 Tirane
Itinerari
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë e 30 minuta perpara përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Valencia.
Mbërritja në aeroportin e Valencias në orën 20:15. Pas procedurave aeroportuale, bëhet transfera për në hotel. Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë
Mëngjesi në Hotel.
Nisja herët për të vizituar monumentet kryesore si:
– Qyteti i Arteve dhe Shkencabe (pjesa e jashtme)
– La Lonja de Seda (UNESCO)
– Katedralja e Valencias dhe Kulla El Micalet (pjesa e jashtme)
– Sheshi i Mbretereshës si dhe Sheshi i Bashkisë.
Pasdite, nisemi drejt Madridit, udhëtimi zgjat rreth 3 orë e 30 minuta. Mbërritje në hotel në Madrid.
Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmja e lirë.
Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesi nisemi nga Madrid me autobus për të vizituar Toledon, një nga qytetet më karakteristike të Spanjës i njohur për ndërthurjen e traditave kristiane, myslimane dhe hebraike.
Vizitë në monumentet kryesore si: Katedralja e Toledos, Fortesa Alcazar, Puerta Bisagra, Puente de San Martin, Mirador de Valle, Sinagoga Juderia, Muzeu El Greco. Pas vizitave në Toledo, kthimi në hotel në Madrid.
Në mbrëmje, ofrohet si opsion një dalje në një lokal tradicional spanjoll për të ndjekur një spektakël autentik Flamenco Show. Një përvoje kulturore unike që përcjell ritmin e vërtet të Spanjës
(Opsionale me pagesë extra 40 euro/person, përfshihet një pije gjatë mbrëmjes)
Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit, do të vizitojmë monumentet dhe atraksionet kryesore të Madridit
Vizitë Panoramike e Monumenteve kryesore të qytetit: Parku Buen Retiro, Prado Museum, Plaza Mayor, Mercado San Miguel, Royal Palace, Puerta del Sol, Gran Via.
Transferta në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid – Tiranë. Nisja nga Madridi në orën 22.00. Mbrritja në Tiranë në orën 01:15.
Në pagesë përfshihen
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
- Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
- Fluturimi Tiranë-Valencia, Madrid-Tiranë
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Hyrja në monumente dhe muzeume.
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
- Flamenco Show €40/person
Politikate e Udhëtimit
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
-
Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
-
Akomodimi në dhomë single ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
-
Për fëmijët 0-1.99 vjeç çmimi i paketës është 130 euro. Ndërsa fëmijët 2-10 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga çmimi i paketës.
-
Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes.
-
Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
-
Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca të ndryshme madhore.
-
Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
-
Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).
-
Pasaporta duhet të ketë minimalisht 6 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.
-
Për çdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
-
Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në momentin e check-in-it online. (Për vende specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
-
Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktiviteti tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
439 €